“E poshtër (besomë)”/ Një baladë dashurie nga Endri Prifti dhe Gresa Gjocera

Do ta nisim me muzikë të bukur këtë të premte, me dy këngëtarë të talentuar, të cilët janë bërë bashkë për të na sjellë një këngë të bukur dashurie. Ai një nga vëllezërit e famshëm Korçarë, Endri Prifti i cili në këtë këngë e shohim si autor, pasi ka bërë tekstin dhe këngën. Dhe sigurisht ajo i ka dhënë ëmbëlsi me zërin e saj, Gresa Gjocera. Edhe titulli është mjaft interesant: “E poshtër ❤ (Besomë)”. Ka vetëm pak ditë që është publikuar (me 28 mars) dhe ne do t’i presim sot të dy për të na zbuluar për më shumë për këtë bashkëpunim.

“O korçare, o hiç fare”/Endri Prifti merr të drejtën e autorit: E ka thënë ish-gruaja ime

Endri Prifti dhe Gresa Gjocera sapo kanë sjellë bashkëpunimin e tyre më të ri “E poshtër ♥ (Më besoje)” të cilin e prezantuan edhe në “Rudina” në Tv Klan. Por përveç projektit, dyshja realizoi edhe një intervistë me shumë humor e karizmë duke iu përgjigjur pyetjeve për dy krahinat e tyre, Korçën dhe Kukësin.

Një ndër pyetjet ishte edhe të kujtonin një shprehje tipike vendase. Endri e cilësoi veten autor të “o korçare, o hiç fare” dhe pas një diskutimi me Magjistarin, rezultoi se ka qenë shprehje e ish-bashkëshortes së tij.

Rudina Magjistari: Na thuaj një shprehje Korçe që ti e përdor më shpesh, Endri.

Endri Prifti: Se na shkatërrove fare.

Rudina Magjistari: Avash ti se s’është shprehje tipike kjo!

Endri Prifti: Është shprehja ime, e kam shpikur unë këtë.

Rudina Magjistari: Na gjej një me dialekt tani, një gjë që të jetë tipike korçare.

Endri Prifti: S’të pëlqen kjo ty? Kjo është nam i zi.

Rudina Magjistari: Po nuk ke sjellë Korçën me këtë shprehje, këtë e thonë të gjithë.

Endri Prifti: E kam thënë unë këtë, i pari fare.

Rudina Magjistari: E duam korçare, jo vetëm të Endrit. E duam prej Korçe.

Endri Prifti: O korçare, o hiç fare! Unë e kam thënë edhe këtë.

Rudina Magjistari: Ti e ke thënë? Jo, jo kjo është thënë dikur nga një Miss se e ka thënë një Miss.

Endri Prifti: Po këngën e ke dëgjuar “O korçare, o hiç fare”  që kemi nxjerrë ne?

Rudina Magjistari: Po, por e keni bërë mbrapa. Kjo shprehje i kreditohet një Miss-i, ka qenë një konkurs bukurie që duhej të thonin të gjitha nga një gjë dhe vajza ishte nga Korça si duket, ka qenë Miss Albania dhe ajo thotë “o korçare, o hiç fare!”, më zgjidhni mua.

Endri Prifti: Është gruaja ime e parë.

Rudina Magjistari: Vërtet e ke?

Endri Prifti: Po. Oriona Kaçaku, po.

Rudina Magjistari: Epo atëherë të takoka ty merita, paske të drejtë që ngul këmbë, e paska thënë Endri.

“Tirana Harmoni Fest”: Një festival kulturor në ditën ndërkombëtare të popullit rom

Në këtë pjesë do të flasim për një festival i cili quhet “Tirana Harmoni Fest”. Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i aktiviteteve në nder të 8 Prillit – Dita Ndërkombëtare e Popullit Rom. Dhe ky festival kulturor kremton pikërisht kontorbutin e popullit rom në shoqërinë tonë. Ky festival do të mbahet më datat 7-8 Prill 2024 / Ora 09:00 – 23:00. Do të ketë shfaqje dokumentarësh, filmash, ekspozita arti, panair artizanal dhe festë në darkë.

Efekti perlë në lëkurë/ Trendi në grim, që po bën namin këtë sezon

Çdo vit, tendencat e bukurisë shtojnë nga një dozë me tepër shkëlqimi! Me siguri që keni dëgjuar për lëkurën e qelqtë, atë me shkëlqim, ndërsa tani është momenti i lëkurës perlë. Në TikTok ky trend po bën “namin” (hashtag-u, #pearlskin ka grumbulluar më shumë se 40 milionë shikime me vajzat që eksperimentojnë këtë tendencë bukurie). Po çfarë është lëkura perlë? Ne do të zbulojmë më shumë në studio me makeup artisten tonë.

/tvklan.al