#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Mes arkitekturës dhe muzikës/ Historia e këngëtares, Arsi Bako


Në këtë pjesë të emisionit do të kemi të ftuar një artiste të re, por shumë të talentuar. Me një performancë të shkëlqyer tek Kënga Magjike 2024, ajo u prezantua me një baladë shumë të bukur e të ndjerë “DUA.. Dua.. Dua”.

Me një interpretimin të thellë, plot ngjyra vocale ARSI BAKO ne do të kemi kënaqësinë ta shijojmë edhe sot në studio të performuar për ne, por edhe për ta njohur më shumë Arsi Bakon.

Mike në jetë dhe rivale në opera/ Eva Golemi dhe Ivana Hoxha në “AIDA”


Në pjesën e dytë të programit për sot do të ndalemi tek një shfaqje operistike, e cila rikthehet në kalendarin e shfaqjeve të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Bëhet fjalë pikërisht për kryveprën botërore të kompozitorit Giuseppe Verdi, “Aida” me produksion të Franco Zeffirelli-t.

Kjo operë do të ngjitet në skenë e TKOB për katër netë, (6,8, 10, 12 Shkurt) përmes dy kasteve me artistë shqiptar dhe të huaj. Për të folur më gjatë për këtë rikthim kemi të ftuara sot në studio dy nga protagonistet të kastit shqiptar sopranon Eva Golemi e cila vishet sërish në petkun e “Aidës” dhe mezzo-sopranon Ivana Hoxha në rolin e Amneris, i presim në studio.

Rubrika me avokaten: Si zgjidhet kur nuk paguajnë tarifën e mirëmbajtjes?


Në pjesën e tretë të programit për ditën e sotme do të ndalemi tek rubrika jonë më e re, të cilën kemi pak javë që e kemi nisur, “Ligji i rrugës”. Këtë herë me avokaten tonë Margarita Kola do të trajtojmë një konflikt që ndodh herë pas here në hapësirat ku ne jetojmë dhe ka të bëjë pikërisht me pagesat për mirëmbajtjen e pallatit, pagesat e pastrimit, ashensorit e nevojave të tjera që paraqiten.

Sa të rregullt jemi me këto pagesa dhe nga ana ligjore nëse ato nuk kryhen çfarë penaliteti përfshihet? Çfarë ndodh nëse dikush nuk paguan tarifën për mirëmbajtjen e pallatit? Si zgjidhet ne vendin tonë kjo ccështje?

Lidhur me kuadrin ligjor të kësaj problematike na flet me gjatë avokatja Margarita Kola.

/tvklan.al