#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Cilat profesione do të kenë trend rritjeje deri në vitin 2030? Zbuloni renditjen


Në këtë pjesë të emisionit do të flasim për tregun e punës dhe trendin e profesioneve më të kërkuara që do të kenë ecuri përgjatë vitit 2025 dhe deri në vitin 2030. 

Një raport i publikuar së fundi nga Forumi Ekonomik Botëror ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve dhe profesionistëve në të gjithë botën përmes nje analize studimore të bërë në lidhje me profesionet kryesore që do të dominojnë tregun e punës në të ardhmen përgjatë vitit 2025, e në vazhdim duke zbuluar se profesione të caktuara do të mbizotërojnë, ndërsa të tjera do të përjetojnë një rënie të ndjeshme të kërkesës deri në vitin 2030.

Cilat janë profesionet më të zhvilluara sot dhe si parashikohet të zhvillohet e ardhmja e tregut të vëndeve punës në të ardhmen? Cilat janë fushat dhe sektorët më premtues? Për këtë do të kemi të ftuar specialistë dhe ekspertë të fushës me të cilët do të diskutojmë sot në në studio.

Të ftuar: Agi Haxhimurati, Eriola Hoxha, Erion Muça

Mjeshtri i kitarave, Spartak Iljasi: Historia ime dhe miqësia me muzikantët shqiptare


Në pjesën e dytë të programit për ditën e sotme do të kemi të ftuar një mjeshtër, në fakt ai është një mobilier i cili vitet e fundit ka zbuluar një pasion atë të krijimit të kitarave. Është një mjeshtëri mjaft e rrallë në vendin tonë.

Ai ka bërë kitara për emra të njohur si këngëtari Redon Makash, kitaristi Bledar Sejko (Qepa) apo edhe instrumensti I njohur Iljard Shaba. Për të na treguar historinë e tij dhe sesi lindi ky pasion për të e kemi sot në studio mobilierin, mjeshtrin e realizimit të kitarave, Spartak Iljazi.

Moda e palltove të dimrit/ Ja çfarë sugjerojne stilistët


Dimri ka mbërritur dhe me të edhe nevoja për veshje të ngrohta, por pa kompromis me elegancën. Sot do të zbulojmë së bashku cilat janë palltot më trend të këtij sezoni, ngjyrat dhe modelet që dominojnë pasarelat dhe rrugët e qytetit. Nga klasiket e përjetshme tek risitë më të guximshme, do t’ju ndihmojmë të gjeni stilin e duhur për ju.

Për temën e kësaj pjese kemi marrë spunto nga Festimet e Ditës së Inaugurimit të Donald Trump, ku pamë shumë stil të profilit të lartë për të gjithë, nga figurat politike. Nga Melania Trump tek Zonja e parë në largim Jill Biden, apo Ushe Vance, gruaja e zv Presidentit, zgjedhjet e tyre ishin padyshim një frymëzim dhe në njëfarë mënyre, përcaktuese të trendit Dimër 2025 sa i përket modës së palltove. Do të jemi me stilisten Enxhi Valteri, për të mësuar më shumë…

/tvklan.al