Ylli Baka, Parodistet e Vlores dhe Artur Dhamo: Kolazh me kenge Jugu!
Kolazhi është me këngët popullore të jugut. Janë dy këngë popullorë të sjella kolazh dhe një këngë e re që e ka sjellë Ylli po në këtë bashkëpunim.
Agron Hamo dhe Afrim Agalliu nga “Paroditët e Vlorës” janë pjesë e klipit së bashku me Artur Dhamon këngëtari muzikës së lehtë.~ Parodistët e Vlorës janë: Afrim Agalli, Agron Hamo, Mane Lumani dhe Muhamet Liko që është ndarë nga jeta në maj të 2019.
Klipi është xhiruar në Vlorë. Në klipin e këngës ka marrë pjesë dhe vajza e Ylli Bakës, Rea. Ylli Baka ka edhe 2 djem, binjaket, Marko dhe Eltoni.
Përvec koncerteve të shumta që Ylli së bashku me Paroditët e Vlorës kanë pasur në Shqipëri dhe Diasporë, ata kanë pasur dhe një bashkëpunim tjetër disa vite më parë. Bëhët fjalë për këngën “Vallja e hajdutëve” ku Parodistët e Vlorës kanë qënë pjesë e këtij klipi.
Artur Dhamo është këngëtari muzikës së lehtë ku në vitet 90’ ka marrë pjesë në festivalin e RTSH. Ndërsa me Yllin ka pasur bashkëpunim dhe në 100 vjetorin e pavarsisë.
Cfare tregojne mesazhet per personalitetin tone!
Në këtë pjesë të emisionit do të flasim për një temë shumë interesnte që lidhet me të gjithë ne. Do flasim për meszhet dhe mënyrat e dërgimit të tyre. Nuk ka rregulla të shkruara se si duhet të dërgojmë një mesazh, por ka mënyra të ndryshme se si i shkruajmë dhe pikërisht ato mesazhe tregojnë shumë për ne se çfarë lloj karakteri jemi.
Me thuaj cfare mesazhesh shkruan, te te them cfare personaliteti je!
Në emisionin Rudina në Tv Klan është trajtuar një temë shumë interesante që lidhet me të gjithë ne. Do flasim për mesazhet dhe mënyrat e dërgimit të tyre. Nuk ka rregulla të shkruara se si duhet të dërgojmë një mesazh, por ka mënyra të ndryshme se si i shkruajmë dhe pikërisht ato mesazhe tregojnë shumë për ne se çfarë lloj karakteri jemi. Në studio janë ftuar Zhaklin Lekatari, gazetare dhe Sex Blogger, Rudi Hizmo moderator, Sibora Bitri moderatore dhe në një lidhje direkte Aba Zeneli psikologe për të folur më gjatë për këtë temë.
Psikologia ka treguar se njerëzit që shkruajnë shpesh “hahahaha” në mesazhe janë frikacakë dhe jo të guximshëm.
““Hahahaha” apo “Lol” tregojnë se kemi një person që nuk mban një qëndrim, ka frikë ose nuk guxon, kështu që për mos ta prishur me tjetrin i shkruan një “hahahaha” në fund dhe është në rregull.
Kurse njerëzit që shkruajnë mesazhe njëri pas tjetrit, janë kërkues, dinë se çfarë duan, e kanë kontrollin, por nga ana tjetër, njerëzit i shohin si të paduruar dhe shqetësues me këto mesazhe të njëpasnjëshme por nuk është ashtu, këta janë njerëz të cilët duan dhe kërkojnë me këmbngulje një përgjigje. Janë këmbëngulës dhe guximtarë”, është shprehur psikologia. /tvklan.al