Të ftuar:
Gjergj Leka – Kantautor
Ai është një kantautor i njohur dhe i dashur për të gjithë. Bëhet fjalë për Gjergj Lekën, i cili prezantoi sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, klipin më të ri.
“Muzika e jetës sime” titullohet kënga, të cilën Leka e ka shkruar rreth 4 vite më parë dhe në klip ka mbledhur momentet me miqtë dhe njerëzit më të rëndësishëm të jetë së tij.
“Kënga është bërë 4 vite më parë. Dhe kur unë u fejova ne kemi diskutuar për një këngë që unë e kisha shkruar për atë që sot kam bashkëshorte, Eriselën. Atë këngë unë e kam luajtur në një aktivitet dhe nuk e nxorra më sepse për mua ishte një këngë shumë private dhe këngët private kam qejf t’i shijoj për vete. Por sa herë e dëgjoja më pëlqente dhe e risolla. Kënga mbahet në dy vargje: “Jemi me fat se këngët nuk vdesin, një ditë njerëzit ikin, por muzika jeton”.
Një ditë duke kërkuar në arkivat e babait tim, i cili ishte fansi i parë i Gjergj Lekës, gjeta të dokumentuara shumë gjëra që nuk i prisja. Filmime që nuk i dija që ekzistonin. Gjëra që babai nuk mi kishte treguar. I mblodha të gjitha dhe nuk kishte gjë më të bukur se “Muzika e jetës sime”.
Kurse Eriselës i thash diçka tjetër: Ky është një testament. Ajo nuk e pranon. Por kur një artist arrin 40 vite karrierë duhet të shkruajë për qejf, sepse është e vështirë ta bësh si profesion”, tha kantautori.
Stela Sallaku – Stiliste
Përpara disa ditësh një dasmë në qytetin e Lushnjes bëri xhiron e internetit, pasi dhëndri kishte bërë një zgjedhje të veçantë për të marrë nusen. Elvis Gjolena, 31 vjeç, me profesion shofer kamioni, kishte zgjedhur ta merrte nusen e tij me kamion, duke bërë që disa kamionë në radhë të qarkullonin nëpër qytetin e Lushnjës. Madje dhe më tej, deri në Fier, pasi nusja ishte nga Fieri dhe për gati 4 orë ata kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Një javë pas asaj dite të veçantë për ta, Elvisi dhe Valdete ndajnë emocionet që do të jenë të paharrueshme për ta në emisionin “Rudina”, në Tv Klan.
“Elvisi më kishte treguar më herët se do vinte t’më merrte nuse me kamion. E kishte patur që herët këtë dëshirë. Unë nuk kisha hipur asnjëherë në kamion, ishte hera e parë dhe një ndjesi shumë e bukur”, tregoi Valdetja.
Ndërkohë Elvisi shtoi se nuk e priste që njerëzve t’iu bënte kaq përshtypje fakti që ai mori nusen me kamion.
“Ato 4 orë më janë dukur si 4 minuta. Nuk e prisja të bëhej kaq e madhe, por u ndjeva shumë mirë kur shumë njerëz në rrugë na përshëndesnin”, tha Elvisi.
Shpesh dilema e fillimit të ditës sidomos për gratë dhe vajzat është çfarë do të veshin që të ngjajnë sa më bukur dhe sipas tendencave të fundit apo si të kombinojnë rrobat e tyre. Por si mund të zgjedhim një veshje nga koka te këmbët, duke përfshirë gjithashtu këpucët, aksesorët që mund të përshtaten dhe çantën, duke shpenzuar vetëm jo shumë para.
Për të na treguar si ta realizojmë këtë mënyrë veshjeje duke shpenzuar në mënyrë të përballueshme, ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan stilistja Stela Sallaku.
“Nëse duam të bëjmë zgjedhje të zgjuara le të qëndrojmë tek veshjet bazë që të gjithë duhet të kenë në garderobën e tyre. Një xhaketë e zezë, një xhaketë lëkure apo një këmishë të mirë. Trendi i këtij viti na çon tek nuancat e tokës, kafe, kaki, bezhë, leopard dhe këpucët me takë të ulët. Të gjitha këto janë detaje që na duhen për t’u veshur në përditshmëri. Trendet vazhdojnë më tej edhe tek ngjyra jeshile fosforeshente, por është pak e vështirë për t’u veshur paradite. Kostumet vazhdojnë të jenë tred, por ndryshe nga vjet duhet të jenë 2 masa më të mëdha dhe me dy kopsa”, tha Sallaku.
Elna Cano – Mjeke dematologe