Ai është një kantautor i njohur dhe i dashur për të gjithë. Bëhet fjalë për Gjergj Lekën, i cili prezantoi sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, klipin më të ri.
“Muzika e jetës sime” titullohet kënga, të cilën Leka e ka shkruar rreth 4 vite më parë dhe në klip ka mbledhur momentet me miqtë dhe njerëzit më të rëndësishëm të jetë së tij.
https://youtu.be/Pj_AhxJGpqM?t=9m10s
“Kënga është bërë 4 vite më parë. Dhe kur unë u fejova ne kemi diskutuar për një këngë që unë e kisha shkruar për atë që sot kam bashkëshorte, Eriselën. Atë këngë unë e kam luajtur në një aktivitet dhe nuk e nxorra më sepse për mua ishte një këngë shumë private dhe këngët private kam qejf t’i shijoj për vete. Por sa herë e dëgjoja më pëlqente dhe e risolla. Kënga mbahet në dy vargje: “Jemi me fat se këngët nuk vdesin, një ditë njerëzit ikin, por muzika jeton”.
Një ditë duke kërkuar në arkivat e babait tim, i cili ishte fansi i parë i Gjergj Lekës, gjeta të dokumentuara shumë gjëra që nuk i prisja. Filmime që nuk i dija që ekzistonin. Gjëra që babai nuk mi kishte treguar. I mblodha të gjitha dhe nuk kishte gjë më të bukur se “Muzika e jetës sime”.
Kurse Eriselës i thash diçka tjetër: Ky është një testament. Ajo nuk e pranon. Por kur një artist arrin 40 vite karrierë duhet të shkruajë për qejf, sepse është e vështirë ta bësh si profesion
”, tha kantautori.
/tvklan.al