Të ftuar:
Gjergj Leka – Kantautor
Klodiana Shala – Sportiste
Alfred Marku – Shef kuzhine
Jemi në prag të Vitit të Ri dhe një nga pjesët që na lumturon, por edhe na angazhon më tepër në këto ditë festash është përgatitja e menusë, veçanërisht kur bëhet fjalë për tryezën e mbrëmjes së ndërrimit të viteve.
Secili prej nesh zgjedh menu të ndryshme, dikush vazhdon sipas tradicionales, dikush tjetër preferon të guxojë me shije moderne dhe me ushqime më të lehta apo me receta të veçanta të kohëve të fundit.
Pikërisht, sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku ishin të ftuar kantautori i njohur Gjergj Leka, sportistja Klodiana Shala dhe shefi i kuzhinës Alfred Marku u fol menunë e mbrëmjes së ndërrimit të viteve.
Secili prej të ftuarve kishte sjellë një pjatë, të cilën e sugjeroi për të gjithë. Alfred Marku kishte zgjedhur një pjatë me peshk, kadaif dhe çokollatë të bardhë.
“Kur njerëzit e dëgjojnë për herë të parë iu duket e pabesueshme. Por ekuilibri që ka barbuni me çokollatën e bardhë dhe kadaifin është i jashtëzakonshëm. Është një pjatë e lehtë përmes së cilës zbulon shije të reja”, tha Marku.
Klodiana Shala, sportistja e njohur dhe e talentuar edhe pse me një trup mjaft në formë ka një lidhje të fortë me ushqimin dhe gatimin. Ajo po ashtu kishte zgjedhur peshk salmon me djath dhe vezë peshku.
“Mua më pëlqen shumë gatimi. Kjo pjatë në natën e Vitit të Ri shërben si antipastë përpara se të konsumojmë gjelin e Vitit të Ri. Është një pjatë e lehtë që të lë vend edhe për ushqime të tjera”, tha Shala.
Kantautori i njohur Gjergj Leka kishte zgjedhur të sugjerojë sallatën ruse si recetë për natën e Vitit të Ri.
“Unë në fakt nuk kam bërë një pjatë, kam përgatitur sallatë ruse me të cilën mund të shoqërojmë mishin. Meqë kam jetuar disa vite në Rusi dhe sallata ruse që ata përgatisin është shumë e shijshme, zgjodha këtë recetë. Sallata ruse është pjatë e veçantë dhe shumë e shijshme”, tha Leka.
Olesia Leçon – Eksperte e “Bon Ton” eksperte e sjelljes së mirë.
Shumë prej nesh besojnë në rituale ose supersticione të trashëguara apo të dëgjuara për ta pritur Vitin e Ri sa më mbarë. Në vende të ndryshme të botës, Viti i Ri pritet me rituale të ndryshme, në mënyrë që të jetë më i suksesshëm.
Për të folur dhe komentuar këto rituale të ndryshme, të vendeve të ndryshme të botës ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, Olesia Leço, eksperte e ‘Bon Ton’.
“Italianët kanë shumë rite dhe janë shumë supersticiozë. Ata kanë thjerrëzat për natën e Vitit të Ri. Kjo vjen nga antikiteti romak, sepse ata dhuronin disa çanta të vogla me thjerrëza me shpresën se do të shëndërroheshin në monedha sepse forma e tyre është e ngjashme. Italianët dalin gjithnjë me monedha në xhep sepse mendohet se ato shumëfishohen. Sipas supersticionit nëse atyre iu kërkon hua natën e Vitit të Ri të japin.
Në Spanjë njërzit konsumojnë 12 kokrra rrush në natën e ndërrimit të viteve sepse përkojnë me këmbanat. Rrushi tregon edhe bollëk për ta.
Në Filipine njerëzit mbushin tavolinën me fruta të rrumbullakëta sepse kjo formë ngjan me monedha. Ata po ashtu shkëmbejnë monedha për të ardhura më të mira.
Në Brazil njerëzit vishen me të bardha. Ata po ashtu kanë edhe kapërcimin e 7 dallgëve që janë 7 ditët e javës së çdo viti për të ecur mbarë.
Në Angli njerëzit formojnë një rreth me qirinj të kuq dhe hidhen në mes pa i fikur ato. Në Rumani njerëzit mundohen të lexojnë lëvoret e qepëve për të treguar fatin”, tregoi Leço.
Monika Lubonja – Producente Artistike