Të ftuar:
Vikena Kamenica – Mexosoprano
Edhe pse një vend i vogël, ne gjithmonë kemi ditur të shkelqejmë nëpër botë në të gjitha fushat, e sidomos në art. Dhe suksesi më i fundit i një arstisti shqiptar është në Francë.
Në datat 1, 3 dhe 5 Qershor atje është vënë në skenë një nga veprat më të rëndësishmë franceze “Samson et Dalila” dhe një nga rolet kryesore është interpretuar nga mexosopranoja Vikena Kamenica.
Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, ku rrëfeu detaje lidhur me interpretimin e saj në skenën e operas së Metz.
Vikena Kamenica interpretoi në rolin e protagonistes Dalila, përkrah Jean Pierre Furlan, tenorit të mirënjohur francez, i cili interpretoi rolin e Samson.
“Isha në Francë kur e mora vesh lajmin se do të interpretoja në skenën e operas së Metz. Ermonela ishte e para që më njoftoi se pas audicioneve kisha dalë shumë mirë. Më pas më ka komunikuar drejtori i teatrit. Ishte emocion i madh të dilja para publikut francez. Unë isha e vetmja e huaj që këndoja. Për të kënduar frëngjisht nuk ishte e lehtë, por ishte një punë e madhe për t’i dhënë veprës peshën e saj. Për fatin tim shfaqja rezultoi shumë mirë dhe 5 kritikat që ata kanë, e kanë vlerësuar. Unë isha e vetmja në trupë që e interpretoja veprën për herë të parë”, tha Kamenica.
Acibadem: Si mund ta trajtojme dhe parandalojme kancerin e gjirit?