Genc Ruli, anëtar themelues i PD-së, ka kujtuar mbrëmjen e kësaj të marteje në emisionin “Opinion” takimet që ka pasur me Ramiz Alinë. Në një rrëfim të rrallë, Ruli tregoi se komunikimet me Alinë kanë qenë shumë të vështira. Sipas tij, ai ishte dinak dhe dredharak.

“Absolutisht që jo. Dy tre biseda që i kam pasur me atë njeri, i kam pasur gjithmonë të vështira. Ishte gjithmonë dinak dhe dredharak në bisedë. Nuk të shihte në sy. Nuk rrezatonte fare tiparet e një lideri. Lideri përgjithësisht rrezaton vetësiguri dhe të imponon respekt”, tha Ruli.

Ruli ka qenë ministër i parë i Financave në qeverinë e stabilitetit ndërsa më vonë ka mbajtur sërish detyra të larta si ministër Ekonomie dhe Bujqësie./tvklan.al