Pas ndihmës me mijëra trupa ushtarake në luftën kundër Ukrainës, Moska vendos të shpërblejë Pheninanin me mbi 1 milion fuçi naftë.
Lajmin e bën të ditur media britanike BBC e cila i referohet një analize të imazheve satelitore nga një grup kërkimor jofitimprurës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.
Moska shkel në këtë mënyrë sanksionet e OKB-së sipas të cilave vendet e kanë të ndalur t’i shesin naftë Koresë së Veriut, përveç në sasi të vogla. Qëllimi është të dëmtohet ekonomia për ta parandaluar atë nga zhvillimi i armëve bërthamore.
Koreja e Veriut është i vetmi vend në botë që nuk lejohet të blejë naftë në tregun e hapur. Numri i fuçive të naftës së rafinuar që mund të marrë është kufizuar nga Kombet e Bashkuara në 500,000 në vit, shumë më poshtë sasisë që asaj i nevojitet.
Fuqitë e para të naftës janë dërguar më 7 Mars 2024, shtatë muaj pasi dolën lajmet se Pheniani po dërgonte armë në Moskë.
500,000 fuçitë që Koreja e Veriut lejohet të marrë janë shumë më pak se nëntë milionë që konsumon që do të thotë se që kur kufiri u vendos në 2017, vendi është detyruar të blejë naftë në mënyrë të paligjshme nga rrjetet kriminale për të kompensuar këtë defiçit.
Ky bashkëpunim mes dy vende jo vetëm që shkel sanksionet e OKB-së, por edhe funksionimin e vetë bashkësisë ndërkombëtare shkruan BBC.
Klan News