Policia në Qafë Thanë ka goditur tre raste të kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.
Në pranga janë vendosur 3 persona që tentuan, secili, të kontrabandonin nga Maqedonia e Veriut nga 600 litra naftë. Ata e kishin fshehur në depozita shtesë në kamionët që drejtonin.
Në total, autoritetet sekuestruan 1800 litra naftë dhe 3 kamionët në fjalë.
“Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. G., 36 vjeç, E. P., 40 vjeç dhe G. L., 27 vjeç, të tre banues në Pogradec, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Në hyrje të PKK Qafë Thanë, gjatë kontrollit në secilin nga kamionët që drejtonin këta shtetas, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një depozitë shtesë me 600 litra naftë, që ishte fshehur me qëllimin për ta futur në Shqipëri, duke shmangur detyrime tatimore”, njoftoi policia.