NATO po zhvillon stërvitjen e saj vjetore bërthamore “Steadfast Noon” e cila do të zgjasë dy javë. Avionët luftarakë F-35A dhe B-52 janë në mesin e rreth 60 avionëve nga 13 vende që marrin pjesë në stërvitjet të organizuar nga Belgjika dhe Holanda.
Sipas shefit të aleancës më të madhe ushtarake në botë Mark Rutte këto janë një mesazh i qartë për Moskën se NATO do të mbrojë të gjithë aleatët e saj dhe është një përgjigje ndaj retorikës së shtuar të presidentit Vladimir Putin, i cili ka kërcënuar se do të përdorë armë bërthamore.
Pjesa më e madhe e stërvitjeve po bëhet afër Detit të Veriut dhe sipas zyrtarëve të NATO-s Moska është e informuar për këto stërvitje.
Kjo e fundit reagoi përmes zëdhënësit të saj Dmitri Peskov.
“Në kushtet e një lufte të nxehtë, e cila po zhvillohet në kuadrin e konfliktit të Ukrainës, ushtrime të tilla nuk çojnë në asgjë tjetër përveç përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve”, deklaroi Peskov.
Klan News