Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka përmendur tensionet në Ballkanin Perëndimor për të cilat ka thënë se janë të vetëdijshëm si dhe faktin që dialogu Prishtinë-Beograd nuk po përparon siç duan.

Ai u shpreh i kënaqur me përpjekjet e Gjermanisë për të afruar vendet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, siç ishte takimi për Procesin e Berlinit.

Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe fakti që dialogu Prishtinë-Beograd, të cilin e mbështesim, nuk po ec përpara siç do të dëshironim. Jam shumë i kënaqur me takimin që u mbajt në Berlin këtë javë nën udhëheqjen e kancelarit Scholz ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse e di që Gjermania po punon veçanërisht shumë për ta afruar atë grup me BE-në, afër NATO-s, për ata që nuk janë ende në NATO”.

Ndërsa për çështjen e Bosnjë-Hercegovinës deklaroi se po bëjnë gjithçka për ta mbështetur Ballkanin Perëndimor.

Jemi të shqetësuar sigurisht për tensionet secesioniste që ende përpiqen të orientojnë ndarje brenda shoqërisë së Bosnje-Hercegovinës. Padyshim do të jetë në axhendë dhe të jeni të sigurt që bëjmë gjithçka për të mbështetur Ballkanin Perëndimor”.

Dy javë më parë, ish-Kryeministri i Holandës Rutte mori detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Tv Klan