Chermen Valiev dhe Islam Duadev i dhanë Shqipërisë dy medaljet e para olimpike në përfaqësimet e deritanishme në olimpiada dhe e ndjenë këtë sukses si shqiptarë. Ky triumf është meritë e të gjithë ekipit sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, I cili tregoi për TV Klan emocionet e këtij suksesi.
“Ajo që Chermeni dhe Islami bënë është fantastike për Shqipërinë. Djemtë e kanë besuar. Falenderoj trajnerët qëkamnëkrahë, por edhetë gjithë ekipin e Komitetit Olimpik”.
Sahit Prizreni uron që në lojërat e ardhshme mundja shqiptare të ketë një sukses më të madh.
“Ajo çka vjen shpresoj që të jetë më e madhe. Los Anxheles është për 4 vjet. Mundja e ka hapur këtë rrugëtim”.
Islam Duadev iu bashkua Shqipërisë në 2022 dhe mes shumë medaljeve është shpallur edhe kampion Europe këtë vit, ndërsa Chermen Valiev ka vetëm pak muaj me ekipin kuqezi dhe arriti suksesin e parë të rëndësishëm.
Tv Klan