Kështu e nisi fjalën e tij Kryeministri Edi Rama i pranishëm në eventin “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, titull që e cilësoi si vlerësim që përfshin të gjithë vendin.
Teksa tha se Tirana është një qytet i ri krahasuar me kryeqytet përreth, kreu i qeverisë u ndal tek ndryshimet rrënjësore që ajo ka pësuar.
Ai foli dhe për harmoninë fetare në vendin tonë ku njoftoi se së shpejti do të hapet një konkurs per ndertimin e nje parku, që Rama e quajti parku i besimit.
“Një park i madh që do të referojë përmes natyrës ato që janë burimet e besimeve të ndryshme” , tha Rama.
Rama tha se Tirana ka ende shumë për të dhënë nga potenciali i vet, teksa siguroi se i gjithë angazhimi është vetëm për më të mirën.
“Plot gjëra të tjera kanë ndodhur dhe do të vazhdojnë të ndodhin në Tiranë. Dhe në muajt e ardhshëm Tirana do të ketë një numër të madh aktivitesh, ekspozitash, koncertash. Sigurusht që më e mira është përpara”, tha Rama.
Më herët Tirana ka qenë në fokusin e disa aktivitete ndërkombëtare, duke mbajtur titujt si Kryeqyteti i Europian i Rinisë në 2022, Kryeqyteti Europian i Sporteve në 2023. Ndërsa vitin e kaluar u shpall Kryeqyteti Europian i Turizmit.