Kryeministri Edi Rama pa nga afër sot një sërë investimesh që po bëhen në qytetin e Durrësit.

E nisi me punimet në kompleksin e ri të Fakultetit të Studimeve Profesionale, që po ndërtohet pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”.

“Do ndërtojmë një program të vecantë për rezidencën e studentëve, edhe natyrisht me një qira që është shumë më modeste…dhe investimi lahet”, tha Rama.

Kreu i qeverisë pa nga afër edhe ambientet e gjimnazit të ri “Naim Frashëri” një nga institucionet arsimore të ndërtuara falë Programit të Rindërtimit dhe që u shërben 800 nxënësve.

Rama shkoi edhe në kantierin e Unazave të Durrësit, projekte që synojnë të zgjidhin problematikën e trafikut sidomos gjatë verës.

“Kjo është themelor për Durrësin…”, tha Rama.

Lungomarja e re e plazhit të Durrësit mori po ashtu vëmendjen e Kryeministrit Rama i cili foli edhe për zgjerimin e zonës ranore.

“Plazhin do ta zgjerojmë duke mar det 100 metra dhe do të kemi një plazh të jashtëzakonshëm që do të jetë një shpërthim i jetës turistike”, tha Rama.

Tv Klan