E ardhmja e Mirlind Dakut pritej të jetë larg Rubin Kazan. Sulmuesi shqiptar po përjeton një moment fantastik, ku shënoi dhe dy gola në fitoren ndaj Spartakut të Moskës. Por, ajo që zbulohet nga mediat ruse është fati i 27-vjeçarit.

Sipas asaj që raportohet, Spartaku i Moskës dhe Zenit St Petersburg kanë pasur mundësinë të blejnë sulmuesin e Rubinit, Mirlind Daku. Në të dyja rastet klubet kanë vendosur të refuzojnë blerjen e lojtarit.

Si kryeqytetasit ashtu edhe klubi i Zenit e konsideruan një transferim të tillë kundër ideologjive dhe politikisht. Kujtojmë që Rusia nuk ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Daku luan për Rubin Kazan që nga vera e vitit 2023. Këtë sezon, futbollisti shqiptar ka luajtur 21 ndeshje në të gjithë kompeticionet ku ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 6 asistime.

Kontrata e tij zgjat deri në verën e vitit 2026. Vlera e kartonit të Dakut është 7 milionë Euro.

Klan News