Duke iu referuar studimeve, gazetari Blendi Salaj ka listuar tre arsyet se përse njerëzit emigrojnë.
Në studion e “Opinion” ku tema e debatit ishte pikërisht largimi i shqiptarëve nga vendi, Blendi u shpreh se tre janë arsyet se përse njerëzit zgjedhin të emigrojnë.
“Pasiguria fizike, kur dikush kërcënohet për jetën, rasti kur t’i do të zhvillosh talentet dhe rasti i tretë janë arsyet ekonomike”.
Duke folur për Shqipërinë, ai tha se ka një problem me rënien demografike, ku vendi jonë rezulton se numri i popullsisë është në rënie, por ende kemi më shumë lindje se vdekje. Kjo tregon se faktori që ndikon është emigracioni. /tvklan.al