Ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit ka shkuar në selinë blu një ditë pas protestës së zhvilluar kundër kryedemokratit , Lulzim Basha.
Teksa ka shprehur mirënjohje për qytetarët që morën pjesë në protestë, Berisha tha se tashmë armiku i demokrateve është edhe Lulzim Basha.
Edhe pse ende nuk është përcaktuar një datë konkrete, Berisha paralajmëroi një tjetër protestë kundër kryetarit të PD.
Berisha theksoi se protesta e 8 Janarit ishte paqësore, por sipas tij, persona të cilët ndodheshin brenda ambienteve të selisë kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Ai tha se policia ka arrestuar padrejtësisht protestuesit demokratet pasi ata nuk kane kryer akte dhune.
Klan News