Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Kryetari i PD Sali Berisha ka kërkuar nga qytetarët durrsakë, të votojnë më 12 Tetor fitoren e kandidatit Avni Hoxha, si kryetar bashkie. Në mitingun përmbyllës të fushatës në këtë qytet, Berisha ka bërë thirrje për të votuar për kandidatin Avni Hoxha, pasi kështu votohet kundër varfërisë, papunësisë, korrupsionit dhe shkaktarëve të tyre.
Sali Berisha:- “Ju keni në dorë më 12 Tetor, për të mos u bërë me votën tuaj bashkautorë, bashkëfajtorë në imazhin e nxirë të vendit tonë. Me Fatos Nanon kryeministër, me Dukën e krimit ministër, me “klanin e Zemunit” në kontrabandë, Durrësi, Shqipëria, emri i tyre në Europë dhe në botë, do të nxihen gjithnjë e më shumë. Unë kam bindjen se çdo zgjedhës i Durrësit, do të votojë për faqen e bardhë të qytetit, për faqen e bardhë të vetes, për faqen europiane të Durrësit, për emrin e mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve”./tvklan.al
Gazetare – Aranita Brahaj