Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i PD Sali Berisha nuk ka preferuar të komentojë gjerësish në lidhje me shpalljen e kandidaturës për kryetar të Partisë Socialiste, të kryebashkiakut të Tiranës Edi Rama.

Gazetarja: A mendoni se zoti Rama do ta shpëtojë PS nga opozita?

Sali Berisha:- “Ma bëjë këtë pyetje kur t’i mbledh firmat, se nuk e kam të qartë, nëse ka kandiduar apo jo, por unë edhe njëherë e theksojë, nuk kam ndërmend të përzihem në asnjërin prej, as të shpreh asnjë lloj qëndrimi, do të respektojë për kryetar të PS, atë që do votohet nga Kongresi i PS, kjo është detyra ime”.

Berisha u shpreh kështu gjatë një takimi që pati me një nga vëzhguesit për Europën Juglindore pranë Këshillit të Europës Moravinsky. Biseda ndërmjet tyre konsistoi për rezultatin e Tiranës, i cili po vonon, si dhe për krizën aktuale të qeverisë për vendet vakante në të./tvklan.al