Kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha prezantoi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit, ndërsa ka vlerësuar ekipin e deputetëve me të cilët bashkëpunoi gjatë legjislaturës së shkuar.

Ai tha, se lista e kandidatëve për këto zgjedhje është më përfaqësuesja që Shqipëria ka pasur ndonjëherë dhe do të sjellë një standard të ri cilësor në parlamentin shqiptar. Berisha falënderoi edhe demokratët që konkurruan për të qenë në lista dhe siguroi bashkëpunimin e tyre në mandatin tjetër qeverisës.

Sali Berisha: “Kam bindjen më të madhe se gërshetimi në këtë listë i pelikanëve të shquar dhe me integritet, i akademikëve të njohur e me kontribute të mëdha, i personaliteteve të shquar nga të gjitha fushat, kulturës, artit, biznesit, shkencave, do t’i jap parlamentit shqiptar të ardhshëm, një nivel të ri që nuk e ka patur ndonjëherë më parë, por mbi të gjitha, lista dallohet për një aspekt të veçantë, aspektin njerëzor të kandidatëve që ne paraqesim.”

Berisha tha, se qeveria aktuale ka realizuar reforma të mëdha jashtë imagjinatës sonë dhe tashmë Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, ka aplikuar për statusin e vendit kandidat në BE, është në krye të rritjes ekonomike në Europë, ka dyfishuar pagat dhe pensionet, ka krijuar një mjedis të sigurt për investime dhe ka nxjerrë 400 mijë njerëz nga varfëria, duke luftuar nga tjetër korrupsionin. Por Berisha u kërkoi kandidatëve për deputetë që të jenë gjithnjë afër njerëzve dhe zgjidhjes së halleve të përditshme të qytetarëve.

Sali Berisha: “Kjo qeveri, ky kryeministër, ku parlament në mënyrë të përorëshme dhe të përditshme është marrë me zgjidhjen e tyre. Ka krijuar një praktikë të re qëndrimi dhe trajtimi të tyre. Por sërish ambicia jonë është për një nivel të ri, për një standard të ri në trajtimin e këtyre, e halleve të  të përditshme të qytetarit shqiptar. Ne nuk jemi ende një vend i pasur por ne për nivel jetese kemi lënë mbrapa 127 vende të planetit. Aty ka një dhimbje aty duhet të ketë një përqendrim, aty ku ka një vuajtje aty duhet të ketë një lehtësim, duhet të ketë një ndërhyrje, ky është pushteti. Prefekturat kanë filluar një punë shumë të mirë, i përgëzoj, por tani ju do jeni pjesë e kësaj pune. Identifikimi i të gjitha familjeve të cilat për shkak të skemave burokratike të ligjeve tona. …/tvklan.al