Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Me pikësynimin e lëvizjes “Nano ik”, lideri demokrat Sali Berisha ka vijuar takimet e tij me qytetarët fierak. Në fjalën e tij Berisha i është drejtuar qytetarëve të Fierit, si mundësi e vetme për daljen nga kriza e përgjithshme që ekziston në vendin tonë është vetëm rrëzimi i kryeministrit Fatos Nano.
Lëvizja jonë nuk do të ndalet, derisa të rrëzojmë regjimin e Nanos shprehet Berisha. Kjo lëvizje theksoi ajo nuk është një lëvizje e Sali Berishës, por ajo është e qytetrëve të mbarë kombit shqiptar.
Sali Berisha:- “Në këtë lëvizje do të përdorim vetëm një armë, fibrën tonë qytetare. Do jetë një lëvizje gatiste, do jetë një lëvizje no violencës, jo dhunës. Shqipëria nuk mund të ketë kurrë më 97-ta, 98-ta”.
Kreu demokrat ka përmendur se lëvizja është serioze dhe paqësore, por për jetë a vdekje ajo nuk do të ndalet, sa të hidhet poshtë regjimi i Nanos./tvklan.al