Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka njoftuar sot se Komisioni Hetimor për sistemin TIMS ka zbuluar gjetje të shkeljeve përtej pritshmërisë së tyre.

Në një konferencë shtypi nga selia e Partisë Demokratike, Salianji deklaroi se sistemi TIMS ishte manipuluar totalisht dhe janë bërë ndërhyrje nga persona të paautorizuar dhe pa certifikatë sigurie.

Deputeti Salianji bëri të ditur se në SPAK kanë depozituar të gjitha gjetjet që janë evidentuar nga Komisioni Hetimor, duke i bërë thirrje Strukturës së Posaçme që të bëjë hetim të thellë për ndërhyrjet në TIMS-in e policisë.

Në raste të tjera, theksoi deputeti Salianji, punonjës të policisë që kanë akses në sistemin TIMS e kanë përdorur këtë të drejtë për t’ju vendosur në dispozicion elementëve të caktuar të krimit të organizuar. Gjithashtu, është ndërhyrë në TIMS për të mos regjistruar hyrje-daljet në Shqipëri të personave të caktuar.

Emërime të paligjshme në Policinë e Shtetit në departamentin e IT-së janë evidentuar gjithashtu nga raporti i demokratëve në Komisionin Hetimor për TIMS.

Ervin Salianji: Përdorimi i Policisë së Shtetit nga PS dhe nga kryeministri Rama. Dhe nga dokumentacioni, më duhet të ju them arsyet pse Rama nuk pranon që të ngrihen komisione hetimore, por ky është një prej rasteve për të dhënat e TIMS që ka arritur të tejkalojë të gjithë shkeljet ligjore.

Duhet hetim i gjithëanshëm i SPAK në lidhje me këtë çështje. Kjo është një aferë skandaloze, është cënuar siguria. Emergjente që gjithçka që nuk u arrit në sistemin hetimor të bëhet nga një hetim i shpejtë nga SPAK në mënyrë që të mos kemi problematika të mëtejshme. Të dhënat e sistemit TIMS ju kanë shërbyer grupeve kriminale.

Ka rezultuar se në sistemin TIMS janë kryer ndërhyrje që për persona të caktuar të mos regjistrohen hyrje-daljet e tyre në territorin shqiptar, çka mundëson që shtetas në kërkim të hyjnë dhe të dalin lirisht pa pasur asnjë alert nga shtetit.

Kemi depozituar të gjithë të dhënat që kemi për shkak se Parlamenti e ka detyrim të çojë raportin në këtë institucuon, jemi në dispozicion për hetim të plotë të kësaj ngjarje. Rrumbullakun pasi e përdorën politikisht mirë e mirë e më pas e flakën në rrugë. Do ta ndjekim me vëmendje se si do të shkojë problematika e sistemit TIMS.


/tvklan.al