Sallatat e bëra me prodhime të freskëta sezonale nuk janë vetëm të lehta, por gjithashtu sigurojnë minerale dhe lëndë ushqyese thelbësore për të luftuar temperaturat e larta të verës.

Një sallatë e shëndetshme është një mënyrë e përsosur për të siguruar energjinë e nevojshëm që iu duhet gjatë ditës.

Sallatat plotësojnë gjithashtu kërkesën e trupit për fibra, të cilat janë thelbësore për një shëndet të mirë të zorrëve.

Sallata ideale tani në verë duhet të përmbajë lakër ose zarzavate, limon ose uthull, arra të freskëta dhe bukë të thekur. Ato janë të pasura me antioksidantë, të cilët ndihmojnë për mbajtjen në kontroll të radikaleve të lira.

Këshillohet të luani me përbërësit dhe t’i shtoni të paktën një burim të proteinave: vezë të zier ose djathë.

Arrat dhe farat janë gjithashtu një ide e mirë, pasi ato përmbajnë yndyrna omega-3./tvklan.al