Kryeministri i Greqisë Antonis Samaras në fjalën e tij para Parlamentit Evropian ka renditur detajet e programit të vendit të tij për presidencën e Bashkimit Evropian. Duke theksuar se Greqia është vënë në provë si asnjë vend tjetër, ai ka konfirmuar se vendi ka arritur të shmangë falimentimin si dhe të reduktojë pjesën më të madhe të borxhit. Samaras shtoi se Zgjerimi i BE me vende te Ballkanit perendimor, do të jetë një nga prioritetet e presidencës greke.
“Vitet e fundit, perspektiva evropiane e Ballkanit perëndimor ka fituar një dinamikë të rë, positive dhe ne do të promovojme vecmas integrimin e secilit vend”, ka vazhduar ai.
Samaras deklaroi se Greqia i ka përmbushur tashmë angazhimet e veta. Sipas tij, në zgjedhjet e ardhshme, qytetarët evropianë nuk duhet të votojnë në shijen e hidhur të krizës, por në kontekstin politik se kriza është kapërcyer.
Duke iu referuar prioriteteve të presidencës së BE, Samaras foli dhe për mënyrën se si do të liftohet papunësia si dhe theksoi nevojën për nxitjen e bashkimit bankar dhe luftën kundër emigracionit të paligjshëm.
Në fjalën e tij, Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso shprehu besimin se Presidenca greke do të kontribuojë për të bërë një Evropë më të fortë.