Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Cili do të jetë roli i Natos në të ardhmen? Kjo temë ka dominuar ditën e dytë të debatit në samitin e vendeve anëtare dhe partnere të Natos në 50 vjetorin e themelimit të Aleancës. Koncepti i ri strategjik i Natos do të ketë në qendër sigurinë e plotë të vendeve anëtare dhe parandalimin e krizave të reja rajonale.

Presidenti amerikan Klinton, duke shpjeguar rëndësinë që Nato të jetë e gatshme për sfidat e shekullit të ri, ka vënë në dukje përparësinë absolute që do ti jepet lirisë dhe sigurisë. Nga samite i Natos që ditën e parë ju bë e qartë Millosheviçit se nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi të mundshëm mbi 5 kushtet e caktuara nga Nato. Këto janë:

  1. Të ndërpriten të gjitha aksionet ushtarake.
  2. Të tërhiqen forcat militare, paramilitare e policore.
  3. Të lejohet prania e një force ndërkombëtare.
  4. Kthimi i sigurt i refugjatëve.
  5. Të jap provat e besueshme për gadishmërinë e zgjidhjes politike me bazë marrveshjen e Rambujesë.

Këto pesë kërkesa janë të panegociueshme. Për momentin nuk u bë fjalë për ndërhyrje me trupat tokësore, por do të intensifikohen sulmet nga ajri për aq kohë sat ë jetë e nevojshme, si dhe u vendos të vihet embargo nafte ndaj Jugosllavisë./tvklan.al

Gazetar – Aldon Lipe