Refuzon pjesëmarrjen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Në prag të samitit për zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian, që do të mbahet nesër në Ohër, kryeministri Rama është takuar pasditen e sotme me homologun e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Në qendër të takimit do të jenë marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal mes vendeve dhe minishengeni ballaknik.
Në këtë samit nuk do të marrë pjesë Kosova. Presidenca sqaron se kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zaev, të cilit i ka konfirmuar mungesën në këtë samit. Burime zyrtare nga presidenca theksojnë se, arsyeja e këtij vendimi, është refuzimi i minishengenit ballkanik.
Takimi i tre liderëve të Ballkanit do të mbahet në orën 12:00 dhe më pas do të ketë një konferencë shtypi. Në samitin e parë që u mbajt para një muaji në Novi Sad, Rama, Vuçiç e Zaev nënshkruan marrëveshjen e “Shengenit ballkanik” për të mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, katër nga liritë që promovon Bashkimi Europian.
Kjo nismë u përshëndet edhe nga i dërguari i Posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, të cilën e cilësoi një veprim pozitiv për rajonin.
Tv Klan