Issa Kassissieh, një i krishterë palestinez i njohur si “Babagjyshi i Jeruzalemit”, u solli gëzim banorëve per Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, ndërsa shqetësimet për Omicron rriten. I veshur si Santa, Kassissieh hipi në një deve dhe përshkoi muret e qytetit të vjetër të Jeruzalemit dhe kaloi përmes portës së Jaffa, ku shpërndau pemët e Krishtlindjeve të siguruara nga bashkia.
Disa banorë mbeten me shpresë se varianti i ri nuk do të prishë një tjetër sezon pushimesh në Tokën e Shenjtë. Megjithatë, që nga fillimi i pandemisë, numri i atyre që vizitojnë zonën është ulur ndjeshëm.
Këtë Dhjetor, Izraeli për të gjithë udhëtarët e huaj që mbërrijne në këtë vend ka bërë të detyrueshme karantinën 14-ditore, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e variantit te ri Omicron.
Krishtlindjet dhe Hanukkah janë shkatërruar plotësisht dhe vihet re një qetesi e plotë në qytetin kryesor turistik të shtetit të Izraelit.
Klan News