Santi Aldama vijon të shkëlqejë në parket. Basketbollisti Memfis ishte fenomenal në fitoren 123-98 ndaj Portland, ku regjistroi një tjetër rekord personal. Sulmuesi tregoi të gjithë potencialin, me një paraqitje tepër produktive në 22 minutat e tij në fushë.
Spanjolli regjistroi 17 ribaund, askush më mirë se ai në këtë pikë, duke kontribuar edhe me 13 pikë e 2 asistime. Shifra të kënaqshme nga ana e Aldama, i cili regjistron dabëll-dabëllin e tij të gjashtë në këtë sezon.
Ylli i koshit po përjeton një edicion të jashtëzakonshëm, ku ka regjistruar mesatarisht 12.7 pikë, 7 ribaund e 3.5 asiste. Përveç paraqitjes së 100-të të shënuar nga basketbollisti spanjoll, lajmi i rëndësishëm ishte rikthimi i Morant, me dozën e tij të zakonshme të spektaklit me një dabëll-dabëllin prej 22 pikë e 11 asistime.
Memphis shënoi fitoren e 11-të këtë sezon, pothuajse gjysmën e fitoreve të arritur në atë të shkuarin gjatë gjithë edicionit, teksa për Portland kjo ishte humbja e 11-të, për tu pozicionuar e parafundit në renditjen e Perëndimit.
Klan News