NBA ka nënshkruar një marrëveshje shumëvjeçare me operatorin e kazinove në Macau, Sands China, për të luajtur ndeshje në periudhën parasezonale në ishullin ziatik.
Kjo nismë vjen pas politikave pas autoriteteve që i kërkojnë industrisë së kazinove që të mos përqendrohet vetëm në lojërat e fatit.
Në bazë të akordit pritet që më 7 Dhjetor, pritet që në një nga resorted e kësaj kompanie të zhvillohet në lojë mes legjendave të basketbollit amerikan. NBA planifikon që të organizojë dy ndeshje para-sezonale çdo vit për pesë vitet e ardhshme në Macau.
Ndeshja e parë e yjeve do të luhet në tetorin e ardhshëm, informoi zyrati i Shoqatës Kombëtare të Basketbollit Mark Tatum.
Macao, një rajon i veçantë administrativ i Kinës, është i vetmi territor në vend ku qytetarët mund të luajnë ligjërisht kumar në kazino.
Qeveria e saj dhe Pekini kanë kërkuar nga gjashtë operatorët e licensuar, që të rrisin përqindjen e tyre të të ardhurave nga aktivitete që nuk kanë të bëjnë me bixhozin.
Ekonomia e Macaos është shumë e varur nga industria e kazinosë e cila kontribuon në rreth 80% të të ardhurave nga taksat.
Klan News