Sazan Guri dhe mjeku Pëllumb Pipero kanë qenë të ftuarit e parë në “Zonë e Lirë”. Guri këtë herë u fut në rolin e gazetarit dhe i drejtoi disa pyetje Piperos në lidhje me maskën.
Mjeku, teksa po i përgjigjej pyetjeve, tha se maska është një detyrim dhe të mbron nga virusi, duke u bërë thirrje të gjithëve që ta mbajnë atë.
“Jo vetëm që besoj tek maska, por ta rekomandoj ty, se të kam mik me vlerë. Maska mbron pasi parandalon përhapjen e spërklave tona, por të të tjerëve që t’i marrim ne”.
Edhe në det, edhe në plazh dhe në ambiente të hapura?
“Në ambiente të hapura kur mbahet distanca nuk mund të mbahet maska. Por në ambiente të mbyllura kur nuk ruhet distanca duhet të mbajtur.
Unë jam inxhinier dhe maska nuk është shumë fortë, maska.
“Përgjigja është e thjeshtë, nuk bëhet fjalë për një virus. Ai qarkullon së bashku me spërklat e pështymës dhe nuk depërton dot nga maska”.
Pse Kryeministri nuk mban maskë dhe a ka studim që ata që mbajnë maskë nuk sëmuren? Mos ka ndonjë ilaç për këta?
“Është një pyetje që duhet t’u drejtohet atyre, por unë ua këshilloj dhe atyre që të mbajnë maskë”. /tvklan.al