Kancelari gjerman Olaf Sholz gjatë takimit në Freiburg me presidentin serb Aleksandër Vuçiç kërkoi që Prishtina e Beogradi të zbatojnë marrëveshjet arritura, duke nënkuptuar planin franko-gjerman të firmosur nga të dyja palët.
“Eshtë gjithashtu e rëndësishme që njerëzit në rajon të mbajnë marrëdhënie të mira fqinjësore, kjo vlen kryesisht për Serbinë dhe Kosovën. Ne po punojmë për të mbështetur të dyja palët. Ka një marrëveshje për të cilën është rënë dakord dhe që duhet të zbatohet.”
Nga ana e tij presidenti serb tha se beson se në të ardhmen do të jenë në gjendje t’i zgjidhin problemet përmes dialogut dhe se do të ketë sukses plotësisht në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin.
Vizita e Vuçiç kishte në fokus projektin për bashkëpunimin me Gjermaninë për nxjerrjen e litiumit. Synohet prodhimi rreth 12 000 tonë hidroksid litiumi në vit për një periudhë prej 35 vitesh, duke kontribuar në prodhimin e baterive për rreth 600 000 automjete elektrike çdo vit.
Tv Klan