Kancelari Olaf Scholz ka propozuar një fond investimi me vlerë të paktën 100 miliardë euro, për të ndihmuar në modernizimin e vendit. Në një fjalim në Berlin, Scholz tha se fondi, do të përdoret për investime në fusha të tilla si infrastruktura energjetike ose ndërtimi i shtëpive.
“Propozimi im është që të gjitha kompanitë që investojnë këtu marrin një bonus investimi shumë të ngjashëm me atë në Shtetet e Bashkuara, një bonus ‘made in Germany’. 10% e kostos fillestare do të rimbursohet nga shteti, pavarësisht nëse investimi është në dixhitalizim apo energji miqësore me klimën, apo makineri moderne.”
Mes të tjerave ai sulmoi opozitën nën drejtimin e Friedrich Merz, të cilët kanë një epërsi të madhe në sondazhe .
“Ku është propozimi nga CDU dhe CSU se si të investojmë në rrugët, urat dhe hekurudhat tona të neglizhuara? Kushdo që voton për SPD-në në shkurt mund të mbështetet në këtë: ne po e sjellim vendin tonë në formë. Merz kohët e fundit kërkoi me seriozitet të plotë për të hequr turbinat e erës sepse ato janë të shëmtuara. Ata duan t’i kthehen energjisë bërthamore”.
Gjermania po shkon drejt zgjedhjeve më 23 Shkurt pasi kancelari shpërbëu koalicionin e tij trepartiak për shkak të një mosmarrëveshjeje në lidhje me buxhetin. Sondazhet tregojnë se mbështetja për CDU/CSU është ende rreth dy herë më e e lartë se ajo e SPD.
Klan News