Avokati i kreut të AAK-së, Arianit Koçi, ka njoftuar se seanca e radhës për Ramush Haradinaj do të mbahet brenda dy javësh.

Këtë njoftim avokati e bërë nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj ndodhet në liri me kusht në Francë, pas arrestimit që i’u bë nga policia franceze gjatë një udhëtimi të tij atje, për shkak të një urdhërarresti serb, sipas të cilit ai akuzohet për krime lufte.

Për arrestimin e tij pati reagime të shumta, nga Kosova dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshi BE-në, ndërsa nga Serbia u kërkua ekstradimi i tij me pretekstin se ekzistojnë prova të reja që e akuzojnë atë./tvklan.al