Seanca e radhës për dosjen “Partizani” është më datë 31 Janar, në orën 09:00. Kështu njoftoi avokati i kryedemokratit Sali Berisha, Genc Gjokutaj. Në një prononcim para SPAK, ai tha se avokatët e Jamarbër Malltezit nuk arritën të jepnin të gjitha argumentet mbrojtëse.

I pyetur se a po shkel ligjin Berisha me publikimin e disa akteve ligjore në media e rrjete sociale, Gjokutaj tha se “s’ka asnjë lloj dekonspirimi për aq kohë sa SPAK nuk i merr parasysh ato materiale”.


Ndërsa sipas gazetares së Klan News Glidona Daci, do të ketë një tjetër seancë pas kësaj, më datë 5 Shkurt. “Ka persona të tjerë që duhet të japin argumente mbrojtës. I vetmi i pandehur për çështjen deri më tani është Fatmir Bektashi”, raportoi gazetarja.

Edhe këtë të Hënë, Berisha u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Por njëjtë si herët e shkuara nuk la pa akuzuar prokurorët dhe kundërshtarët e tij politikë.

/tvklan.al