Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK-ut ku është paraqitur për të firmosur në kuadër të masës “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”, kryedemokrati Sali Berisha ka thënë se kreu i Prokurorisë së Posaçme ka dhënë urdhër që të mos shënohet asnjëlloj vërejtje në procesverbal.
Megjithatë, kreu i PD-së shprehet se ka firmosur 2 procesverbale, 1 me vërejtje dhe tjetrin pa vërejtje. Para gazetarëve dhe mbështetësve të tij, Berisha ka lexuar dhe vërejtjen që ka shënuar në procesverbal.
Sali Berisha: Një informacion taze, Altin Lala, i cili është i birësuar nga krimineli Ymer Lala me të paktën 1 milion Euro, sepse e ekzoneroi nga akuzat për vrasje, të bëra nga dëshmitari i drejtësisë, i penduar, Luftar Reçi, i kishte dhënë urdhër OPGJ-së që në procesverbal të mos shënohet asnjëlloj vërejtje. Dhe atëherë kompromisi u arrit, firmosa dy procesverbale, dy kopje mbajtën ata, një pa vërejtje, një me vërejtje.
Atë me vërejtje se u thashë se unë pa firmosur vërejtjet dhe pa ua pa paraqitur ato qytetarëve dhe medias, nuk mund të dal nga Skapi i partisë. Shikoni çfarë turpi janë, e kanë rrethuar me policë, çfarë frikacakashësh. Ata që kanë kryer krime, ata kanë gjithmonë frikë. Çfarë po bëni ju? Asgjë nuk po bëni.
Këtu në dalje po ua lexoj pak shënimin, kartolinën e mëngjesit që u dërgova krerëve të organizatës kriminale Skrapi i partisë: Organizata kriminale e Skrapit të partisë, e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala, do të përfundojë, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë”. Pra, do përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë dhe historisë./tvklan.al