Emisioni “Stop” ndodhet në Durrës me zotin Nuri Plaku, i cili na tregon për problemin, që i është krijuar së fundmi. Ai ka një djalë me status para tetraplegjik, që trajtohet me Kemp dhe paketë higjieno-sanitare.
Në Tetor 2023, komisioni ia ka hequr pagesën e paketës. Por punonjësja e Njësisë Rrushbull e ka konstatuar këtë në shtator 2024, një vit më vonë dhe sot atij i kërkohet, që të kthejë pagesën prej 160 mijë lekësh të vjetra në muaj.
Nuri Plaku: Nga viti 2009 deri në vitin 2023 kemi marrë paketën higjeno-sanitare. Ata më lajmëruan se është prej 160 mijë lekë të vjetra.
Gazetarja: Në Tetor të vitit 2023 çfarë ndodhi?
Nuri Plaku: Bëra kempin tek doktori përkatës, më dhanë formularin e çova në komunë dhe ata e dërguan në Tiranë. Më thirrën se kishte ardhur njoftimi. Datën 13 më morën në telefon dhe më thanë se kishte dalë një problem dhe më thanë se kishin hequr paketën higjieno-sanitare. Më tha ‘duhet të kthesh 160 mijë lekë çdo muaj, nuk do të t’i mbaj të gjitha përnjëherësh, do të t’i mbaj pak e nga pak’.
Nuri Plaku: Ka 36 vjet, është një moshë tani që… Unë i ndjek këto punë gjithmonë.
Djali i Nuriut, Shkëlzen Plaku është 36 vjeç dhe nuk ka shkuar kurrë në shkollë. Ai nuk lëviz, por vetëm zvarritet.
Gazetarja: Shkëlzeni ke shkuar në shkollë?
Shkëlzen Plaku: Jo asnjë klasë.
Gazetarja: Çfarë mund të arrish të bësh ti vetë?
Shkëlzen Plaku: Nuk mund të bëj asnjë gjë, këmba-doraz eci. Nuk mund të bëj asgjë pa ndihmën e babit.
Nuri Plaku: Që kur ka qenë 6 muajsh e deri tani unë kam marrë pensionin, tani pse duan që ta heqin? Janë të gjitha letrat, nuk i kanë parë ata. Tani që u bë 36 vjeç i ndryshoi diagnoza. Ata të shërbim social nëse nuk besojnë le të sjellin një njeri këtu një javë dhe le të shikojnë.
Shkëlzen Plaku: Ata të komisionit më thanë që bën kot. ‘Për ty dyshojmë’.
Administratori shoqëror thotë, se ndjehet shumë keq për këtë masë e nuk ia merrte mendja kurrë, që këtij rasti t’i hiqej paketa higjieno-sanitare.
Administratori Shoqëror: Gabimi im, se nuk e kam pa, se kur është paraplegjik duhet, se kam, që ta kisha lajmëruar me e çu në Kemp Epror.
Gazetarja: E sa i takon atij, që të kthejë?
Administratori Shoqëror: Çdo muaj 16 mijë lekë, 160 mijë të vjetra. Nuk më shkonte kurrë nëpër mend, që mund t’i hiqej atij paketa. Kam 3 ditë, që ndihem shumë keq.
Punonjësi tjetër: A ju lajmëron, kur do me shku në banjo? Nëse ai thotë po, atëhere s’ka inkontinecë urinare, lajmëron dhe e çon kujdestari.
Gazetarja: Djali mban pampersa?
Nuri Plaku: Po mban. Edhe i hek, se ai nuk e ngjon, edhe i hek, i lan, e shplaj.
Duke qenë se afatet kohore për të animuar këtë vendim ku është hequr pagesa higjieno-sanitare kanë kaluar, mbetet që Shkëlzen Plaku t’i drejtohet edhe një herë komisionit për të marrë tashmë një tjetër vendim./tvklan.al