Aplikimi i Shqipërisë për anëtarësimin në tregun unik të pagesave në Euro ishte në fokus të takimit që Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi me Drejtorin e Përgjithshëm të Këshillit Evropian të Pagesave, Giorgio Andreolin dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Këshillit Evropian të Pagesave, Gert Jan Koopman.
Gjatë fjalës së tij, guvernatori Sejko theksoi se pjesëmarrja në SEPA është një nga shtyllat e Planit të Rritjes të hartuar nga Komisioni i BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe një objektiv afatgjatë për Bankën e Shqipërisë dhe vendin tonë.
Prandaj – teksoi ai – Shqipëria është e përkushtuar të përmbushë standardet e larta të vendosura nga SEPA për sa i përket efikasitetit dhe sigurisë së pagesave.
Tv Klan