Teksa prezantoi në Kuvend Raportin e 2023, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u ndal edhe tek situata ekonomike e vendit tonë. Sejko u shpreh se gjatë këtij viti, Shqipëria pati normën më të lartë të rritjes ekonomike dhe normën më të ulët të inflacionit.
Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Në aspektin makroekonomik, rritja ekonomike pasqyroi bilancet e shëndosha të sektorit privat, përmirësimin gradual të bizneseve dhe të familjeve, zgjerimin e kredisë bankare, inflacionin në rënie, tregun e fortë të punës si dhe rritjen e shpejtë të të ardhurave nga turizmi. Rritja e kërkesës për mallra dhe shërbime nuk dëmtoi trendin rënës të inflacionit. Ndërkohë siçe dimë niveli i inflacionit gjatë këtij viti ka rënë midis nivelit 2.1% dhe 2.3%
Sejko gjithashtu raportoi para deputetëve, se forcimi i lekut ka kontribuuar në kontrollin e inflacionit dhe ka rritur fuqinë blerëse të familjeve shqiptarë.
Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Në veçanti forcimi i lekut ka qenë dhe vazhdon të jetë një zhvillimet më të spikatura ekonomike të kësaj periudhe, duke pasur një ndikim tërësor pozitiv në ekonomi. Mbi çmimi i lekut kontribuoi në kontrollin e inflacionit duke rritur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare, si dhe mundësoi një normalizim më gradual të qëndrimit të politikës sonë monetare, duke mbajtur të ulëta kostot e financimit të bizneseve, por dhe çmimeve.
Ndër të tjera, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, tha se portofoli i kredisë për sektorin privat shënoi një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme përgjatë vitit 2023, duke arritur së fundmi nivelin e rritjes, prej 14%.
Klan News