Pas mbledhjeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore të zhvilluara në Uashington, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se ekonomia shqiptare u vlerësua për performancën e saj duke konfirmuar rritjen 3.5% në nivel afatmesëm.

Sejko u shpreh për shkak të reformave të ndërmarra, Shqipëria e ka tejkaluar problemin me inflacionin që është më i ulëti në BE.

“Shqipëria e ka fituar luftën me inflacionin që u shfaq prej fillimit të konfliktit në Ukrainë dhe tashmë inflacioni është në nivelet më të ulëta, ndërkohë që tregjet financiare paraqiten të qeta, dhe me kapacitet për mbështetjen dhe përparimin e mëtejshëm të ekonomisë shqiptare.”

Në vlerësim i veçantë u shpreh FMN dhe Banka Botërore për reformat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë në drejtim të ruajtjes së stabilitetit financiar në vend si dhe puna që po bëhet për anëtarësimin e Shqipërisë në Sistemin Europian të pagesave SEPA.

“Është bërë një punë mjaft e mirë në modernizimin e pagesave, dhe digitalizimin e sistemit bankar. Shqipëria ka aplikuar e para dhe pritet të bëhet anëtare e sistemit të pagesave Tregut Unik të Pagesave në Euro – i njohur si SEPA.”

Kreditimi në ekonomi, sipas Sejkos është rritur konsiderueshëm vitet e fundit – me një rritje prej 17% në 2024 krahasuar me vitin e kaluar – duke kontribuuar kështu në zhvillimin dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit.

Tv Klan