Banka e Shqipërisë ka qenë vazhdimisht në shënjestër të sulmeve kibernetike. Kështu ka pohuar Guvernatori i Bankës Qendrore në Konferencën Kombëtare për Sigurinë Kibernetike.

 “Sulmet kanë qenë të vazhdueshme ndaj Bankës Qendrore, për fat ne nuk jemi thyer. Po ashtu ndaj bankave të nivelit të dytë ka pasur sulme.”

Për të shmangur rrezikun kibernetik dhe për të shtuar sigurinë Sejko thotë se është gati edhe rregullorja për bankat që pritet të miratohet së shpejti.

 “Do të shtohen masat për bankat e nivelit të dytë në lidhje me sigurinë kibernetike.”

Në një kohë kur shumë shërbime janë digjitalizuar nevojat për ekspertë të sigurisë kibernetike thuajse në të gjithë sektorët janë të mëdha.

Igli Tafa, drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Duam të gjejmë kudo hapësirë dhe mbrojtje për të tërhequr njerëz në hapësirën kibernetike. Duhet të investojmë në mastera profesionalë.

Sipas Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike duhen të paktën 180 ekspertë të sigurisë kibernetike.

Tv Klan