Banka e Shqipërisë projekton recesion 6% për këtë vit
Shtyrja me 3 muaj të tjerë e pagesës së kësteve të kredisë për individët dhe bizneset e prekura nga kriza e pandemisë së Covid-19 do të nisë menjëherë muajin e ardhshëm.
Në një intervistë për televizionin Klan, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, sqaron se procesi është i njëjtë me herën e parë: kërkesa do të bëhet në bankë nga klienti dhe do të jetë banka ajo që pasi analizon situatën financiare gjykon nëse do të ketë apo jo moratorium 3-mujor.
Pritet që numri i përfituesve të jetë më i vogël se 23 mijë që ishin herën e parë, pasi një pjesë e bizneseve kanë fillur ringritjen. Për sektorë të veçantë të ekonomisë, Banka e Shqipërisë u ka dhënë mundësi bankave që të ristruktojnë të gjithë linjën e huasë, në varësi të ecurisë së sektorëve. Guvernatori Sejko thotë se periudha për biznese të veçanta, kryesisht sipërmarrje të mëdha, mund të jetë për një moratorium nga 6 muaj deri në 1 vit.
Kreu i Bankës Qëndrore sqaron se bankat janë në situatë të mirë financiare dhe të mirëkapitalizuara, ndërsa Banka e Shqipërisë do të monitorojë nga afër situatën e tyre në çdo moment.
Për vitin 2019 recesioni për Shqipërisë projektohet të jetë -6%, thotë Gent Sejko, por kjo është në varësi të situatës: planit të rihapjes, politikave të autoriteteve publike dhe krizës në vendet fqinjë.
Për çdo skenar ekstrem, Banka Qëndrore ka në dorë instrumente financiarë si në lehtësimin e mëtejshëm të politikës monetare edhe në drejtim të përdorimit të instrumentit të lehtësimit sasior.
Tv Klan