Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë me temë “Kapërcimi i kufijve, ndërtimi i së ardhmes”, e organizuar nga Banka Qendrore e Kosovës me rastin e 25-vjetorit të themelimit të saj.

Në konferencën ku merrnin pjesë guvernatorë të bankave qendrore, si edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Sejko theksoi se sigurimi i një sistemi pagesash të sigurt dhe efikas është në fokus të Bankës së Shqipërisë.

Guvernatori shtoi se sistemet e pagesave janë shtylla kurrizore e tregut financiar dhe ekonomisë në tërësi, kështu që siguria dhe efikasiteti i tyre janë vendimtare për rritjen e ndërmjetësimit financiar.

Tv Klan