“Tetori rozë” e vendos fokusin te beteja me tumorin e gjirit, por kjo nuk është sfida e vetme e shëndetësisë. Albana Koçiu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u shpreh në programin “Aldo Morning Shoëw” në Tv Klan për privilegjin dhe sfidën që ndien në drejtimin e këtij sektori.
Koçiu tha se i gjithë ekipi punon për t’u siguruar qytetarëve shërbimin e nevojshëm, edhe pse rastet si Onkologjiku kanë treguar qartë çështjet që janë ende përpara. Por si sfidën më të madhe, Koçiu veçoi komunikimin me pacientët që e cilësoi si “çelës suksesi për çdo shërbim”.
Albana Koçiu: Është absolutisht një nga privilegjet më të mëdha personale dhe sigurisht, sfidat më të mëdha personale. Patjetër që ashtu siç e thatë me të drejtë është një sektor shumë delikat, shumë sensitiv, futet në familjet e të gjithëve, përfshin në një mënyrë apo në një tjetër çdo qytetar.
Aldo: Pra nuk është vetëm historia me Onkologjikun, por janë pafund.
Albana Koçiu: Janë pafund çështje, patjetër që janë sfiduese dhe unë besoj që rëndësia më e madhe është fakti që në të përditshme unë ngrihem në mëngjes dhe them jam duke shërbyer për vendin, jam duke bërë shërbimin maksimal, me sa kam mundësi, patjetër jo vetëm unë, por i gjithë ekipi i Ministrisë së Shëndetësisë, jo vetëm unë, por edhe i Mbrojtjes Sociale se nuk kemi vetëm Shëndetësinë, por kemi edhe sektorin e Mbrojtjes Sociale, dy sektorë vërtet sfidues, por që ne jemi aty, unë jam aty për të siguruar maksimumin e mundshëm të shërbimit që çdo qytetar të marrë shërbimin e nevojshëm që askush të mos mbetet pa shërbim. Rasti i Onkologjikut me të drejtë na tregon që kemi ende sfida.
Aldo: Ka akoma se kushedi ç’del më vonë.
Albana Koçiu: Kemi ende sfida. Sfida më e madhe do të thoja unë përtej gjithë investimeve që janë kryer, gjithë motivimit që u është bërë ekipeve shëndetësore duke konsideruar rritjen e madhe të pagave që iu bë aktualisht, duke konsideruar këtu gjithë inveestimet në pajisjet diagnostikuese, në infrastrukturë, kanë bërë pjesën e tyre por ama sfida e radhës është komunikimi me pacientët. Patjetër shërbimi dhe komunikimi i duhur me pacientët është çelësi i suksesi për çdo shërbim. Në shëndetësi merr vlerë akoma më të madhe./tvklan.al