Një ilaç kundër diabetit, frenon progresionin e Parkinson. Duke qenë se ky është i dyti medikament ndaj diabetit 2 që sjell benefit kundër sëmundjes së Parkinson, forcohet kështu hipoteza sipas së cilës kjo patologji mund të jetë e lidhur me insulinën dhe mënyra sesi qelizat reagojnë ndaj saj.
Grupi i punës studimore të Spitalit Universitar të Bordeaux, ka ndarë në dy grupe 156 pacientë që ishin diagnostikuar me Parkinson, sëmundje që karakterizohet nga dridhje, ngadalësim të lëvizjeve të vullnetshme, ngurtësim muskular, vështirësi në ekuilibër.
Vullnetarët kanë vijuar të marrin ilaçet e kurës kundër Parkinson, por njëri grup ka marrë edhe ilaçin diabetik. Pacientët janë monitoruar para, gjatë dhe pas terapisë për 12 muaj. Në fund të studimit, grupi i pacientëve që ishte kuruar edhe me ilaçin diabetik, nuk shfaqnin progresion të sëmundjes në simptomat e lëvizjes, ndryshe nga grupi tjetër, që kishte përkeqësim të tyre.
Studimet do të vijojnë për të kuptuar lidhjen mes diabetit dhe Parkinson, dhe gjithashtu që qartësohet efekti i ilaçit për diabetin 2, për sa kohë mund të merret nga pacientët, kohëzgjatja e efekteve, dozimi etj.
Klan News