Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Futja e forcave serbe në pikën kufitare të Qafë Prushit ka alarmuar sot demokratët. Sipas informacioneve që ata disponojnë, kjo pikë është pushuar nga serbët. Deputeti i Partisë Demokratike Jemin Gjana i ka bërë thirrje sot qeverisë për më shumë transparencë dhe vëmendje ndaj hyrjes së serbëve në territorin shqiptar.
Jemin Gjana, deputet i PD:- “Mediat italiane por dhe mediat shqiptare kanë deklaruar që pika kufitare e Qafë Prushit është e pushtuar. Qeveria nuk ka dhënë asnjë konfirmim. Ajo çfarë PD kërkon është që qeveria urgjentisht duhet ta bëjë transparente çështjen se si është e vërteta. Unë si deputet i një prej këtyre zonave dua të paraqes protestën time, që qëndrimet që janë mbajtur të vazhdojnë të mbahen deri tani, duke i konsideruar ato zona si jashtë lojës dhe jashtë vëmendjes së duhur të qeverisë. Nuk mund të mendosh se vetëm kur të pushtohet Tirana duhet të mendojmë se është dhunuar pjesa e territorit të shtetit shqiptar”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego