Skandal në Botërorin e Boskit që po mbahet në Beograd. Përfaqësuesi i Shqipërisë, Nelson Hysa është fërshëllyer nga publiku i pranishëm në ambientin ku po mbahet ceremonia e hapjes sapo u përmend emri i vendit tonë. I vetëm me flamurin kombëtar, përpara publikut të Beogradit në ceremoninë e hapjes, Hysa ishte i pari që parakaloi nga të gjithë sportistët pjesëmarrës.
Një situatë e pakëndshme në një aktivitet të rëndësishëm sportiv.
Më herët incident pati edhe me sportistët e Kosovës, të cilët pavarësisht përpjekjeve nuk arritën të kalonin kufirin me Serbinë dhe nuk do të jenë pjesë e kampionatit pavarësisht përpjekjeve të Shoqatës Botërore të Boksit. Ndërkohë Shqipëria merr pjesë më 3 boksierë ku përveç Nelson Hysës janë edhe Alban Beqiri dhe Indrit Laçi.
Klan News