Aventura për përfaqësuesen e Serbisë në Euro 2024 ka përfunduar pas barazimit 0-0 ndaj Danimarkës, duke u renditur të fundit e grupit, me 2 pikë.
Në lidhje me eleminimin e Serbisë nga kampionati Europian, trajneri i futbollit, Skënder Gega ka thënë se bënë mirë që shkuan në shtëpi.
I ftuar në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Gega u shpreh se nuk i ka interesuar që ta ndjekë ndeshjen e Serbisë përballë Danimarkës teksa ka treguar dhe reagimin e tij kur ka mësuar rezultatin.
Marina Vjollca: Gega një fjalë të fundit nuk ta mora për Serbinë.
Skënder Gega: Për Serbinë?
Marina Vjolla: Po, për Serbinë e dua një fjalë të fundit.
Skënder Gega: Bënë mirë që shkuan në shtëpi.
Gentian Zenelaj: Ne shqiptarët themi “ju qoftë rruga e mbarë”.
Skënder Gega: Patjetër që sporti është motiv edhe për miqësi, dhe për kultura të ndryshme. Unë personalisht nuk e ktheja kokën nga Serbia. Rrija në emision, por nuk më intereson. Kur e dëgjova se ka dalë 0 me 0, thashë 1 më pak.
/tvklan.al