Sergio Conceicao nuk ka humbur aspak kohë dhe tashmë ka nisur përgatitjet me Milanin. Portugezi do të debutojë në stolin e kuqezinjve ndaj Juventusit më 3 janar, teksa ka zbritur menjëherë në fushën stërvitore. Conceicao ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026, por në marrëveshjen mes palëve ekziston një opsion tejet interesant.
Milani do të mund të vendosë në mënyrë të njëanshme ndërprerjen e marrëdhënies në fund të sezonit nëse nuk do të jetë i kënaqur me punën e trajnerit portugez. Paga e tij do të jetë 1 milion deri në qershor 2025 dhe do të arrijë në 3.5 milionë euro nëse rinovon.
Conceicao zëvendësoi të shkarkuarin Paulo Fonseca, për shkak të rezultateve të dobëta. Milan do të luaj në Superkupën e Italisë kundër Juventusit të premten, ndërsa mision për portugezin do të jetë rikuperimi i pikëve në kampionat dhe Champions League. Kuqezinjtë kanë 14 pikë më pak se Atalanta dhe Napoli në vendin e 8-të dhe 8 pikë larg vendit të katërt.
Klan News